Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo mendon se Kupa e Botës për Klube do të jetë një ‘përvojë e madhe për të gjithë’, por ‘për fat të keq’ ai nuk mund të luajë.
Ish-mesfushori zhvilloi një intervistë për FIFA-n në lidhje me Kupën e Botës për Klube 2025.
“Fatkeqësisht, nuk mund të luaj në të [sepse] do të ishte mirë [të përjetoja] këtë format”.
“Klubet më të mira në botë garojnë, kështu që jam i sigurt se FIFA ka bërë një punë të shkëlqyer dhe do të jetë një përvojë e madhe për të gjithë”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës të Italisë 2006.
Turneu do të mbahet në SHBA , ku Pirlo luajti si futbollist për New Your City
“Ka shumë entuziazëm. Njerëzit duan të shikojnë futboll sepse MLS (Major League Soccer) po rritet shumë”.