“Më vjen turp që jam evropian”, rrëfimet e gazetarit spanjoll për kampin e emigrantëve në Greqi

Greqia tronditet nga libri i shkruar nga gazetari spanjoll Jose Nunez. Duke përshkruar përvojat e tij në kampin e emigrantëve në Greqi, gazetari spanjoll tha: “Më vjen turp që jam evropian”.

Bota po flet për kujtimet e Greqisë të shkruara nga gazetari spanjoll Jose Nunez.

Gazetari, i cili kaloi 40 ditë në një kamp refugjatësh në Katsikas, gjashtë kilometra jashtë qytetit grek të Janinës në vitin 2016, i përmblodhi përvojat e tij me fjalët “Më vjen turp që jam evropian”.

Nunez, i cili foli për jetën në kampin e drejtuar nga ushtria, ku jetojnë qindra familje emigrantësh nga Siria, Afganistani dhe Iraku, i dha përgjigjen e mëposhtme pyetjes ‘Si do ta përshkruanit jetën në kamp’;

“Mendoj se fjala që e përshkruan më së miri është “dëshpërim”. Sigurisht që është edhe e vështirë, e padrejtë dhe e vështirë në përditshmëri… Por personalisht, mund të them se emocioni që perceptoj më shumë është pafuqia.’

Kategoritë
BotaLajme