Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet këtë javë, shkruan media britanike “The Mirror”.
Në artikull shkruhet se konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren e vendit, pas vetëm gjashtë javësh në drejtim të vendit.
Katër ditë më parë Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave.
Sipas medies britanike besimi politik i qytetarëve ndaj Truss ka rënë ndjeshëm. Si rrjedhojë prestigjiozja ka zbuluar listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e kryeministres Truss.