Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (DPA), ekuipazhi i anijes ruse përdori “municion gjurmues me qëllim paralajmërimi” kundër helikopterit gjerman që kryente një mision zbulimi
Mes një helikopteri të ushtrisë gjermane dhe një anijeje ruse në Detin Baltik u shënuan tensione ndërsa pretendohet se anija ruse hapi “zjarr paralajmërues”, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (DPA), ekuipazhi i anijes ruse përdori “municion gjurmues me qëllim paralajmërimi” kundër helikopterit gjerman që kryente një mision zbulimi.
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë nuk ka dashur të komentojë lidhur me incidentin duke thënë se shkeljet e rregullave në det ose në hapësirën ajrore ndodhin herë pas here.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tërhoqi vëmendjen se anijet ruse janë hasur më parë për shkeljen e sanksioneve vazhdimisht në Detin Baltik.
Baerbock deklaroi se do të rritet monitorimi i tubacioneve dhe kabllove të të dhënave në Detin Baltik dhe se duhet të zgjerohet mbrojtja e infrastrukturës kritike nga patrullat.