Media greke e shqetësuar nga epërsia e dronëve turq në Egje

“Greqia nuk ka pajisje të mjaftueshme elektronike të luftës. Kjo është shqetësuese në rast të një konflikti të mundshëm turko-grek në Egje”, shkroi gazeta “Kathimerini”

Gazeta greke “Kathimerini” tha se mjetet ajrore pa pilot (UAV) të Türkiye-s përbëjnë një “kërcënim” për Greqinë, duke shtuar se “Greqia nuk ka pajisje të mjaftueshme elektronike të luftës dhe kjo është shqetësuese në rast të një konflikti të mundshëm turko-grek në Egje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta, në një lajm bazuar në burime ushtarake greke, komentoi se “një pjesë e punës së bërë nga avionët turq në Egje në të kaluarën, tashmë është marrë përsipër nga dronët”.

Në lajm është cituar edhe një deklaratë e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka thënë: “Ne tani jemi aty me UAV-të tona, dronët tanë luftarakë (UCAV), jemi me sulmuesit tanë, jemi me Gökbey-ët (helikopter) tanë dhe me gjithë këto armë, ne jemi frika e atyre që janë armiqësorë ndaj nesh në botë”.

Gazeta greke po ashtu ka përshkruar edhe dronët Bayraktar TB-2, Akıncı dhe Anka-S.

Në lajm pretendohet se Greqia po harton gjithashtu projekte për qëllime “paraprake” kundër dronëve turq.

“Dislokimi i elementëve anti-UAV të prodhimit izraelit…në ishujt lindorë të Egjeut kryhet në fshehtësi të madhe. Nga ana tjetër, është vendosur të blihen dronë të tipit MQ-9 nga SHBA-ja. Në rendin e ditës janë edhe projektet e dronëve vendas”, thuhet më tej.

Në lajm, i cili i përshkruan dronët turq si “kërcënim” për mbrojtjen e vendit, theksohet: “Greqia nuk ka pajisje të mjaftueshme elektronike të luftës. Kjo është shqetësuese në rast të një konflikti të mundshëm turko-grek në Egje”.

Kategoritë
BotaLajme