Media izraelite: Me amerikanët është rënë dakord për përfundimin e armëpushimit në Gaza, hapen “dyert e ferrit”

Për herë të dytë këtë javë, Kanali 14, i afërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi se nuk do të ketë një fazë të dytë të marrëveshjes me Hamasin.

Të dielën, Kanali 14 citoi një “zyrtar të lartë izraelit” i cili tha se nuk do të ketë fazë të dytë dhe se Izraeli, në vend të kësaj, do të përpiqet të zgjasë fazën e parë që është aktualisht në fuqi.

Sot, pa përmendur pretendimin se autoritetet e sigurisë po shqyrtojnë zgjatjen e fazës së parë për dy javë, ky kanal citoi një zyrtar të lartë që konfirmoi se faza e dytë nuk do të ndodhë.

Ky medium, i cili konsiderohet se ka qasje të rregullt te Netanyahu dhe rrethi i tij i ngushtë, deklaroi se është marrë vendimi përfundimtar me amerikanët që armëpushimi të përfundojë dhe se Izraeli do të “hapë dyert e ferrit” në Gaza.

Ky mesazh vjen në një kohë kur qeveria u tregon mediave të tjera se do të vazhdojë negociatat për fazën e dytë.

Kategoritë
BotaLajme