Media ruse: Një sulm me dronë ukrainas shkaktoi zjarr masiv në Sevastopol

Dronët goditën katër cisterna me karburant dhe zjarri përfshiu mbi 1.000 metra katrorë, tha agjencia ruse e lajmeve TASS

Një zjarr shpërtheu në një depo nafte në qytetin port të Sevastopolit në Krime sot, si pasojë e një sulmi nga dronët ukrainas, tha media ruse, transmeton Anadolu.

Dronët goditën katër cisterna me karburant dhe zjarri përfshiu mbi 1.000 metra katrorë, tha agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar korrespondentin e saj.

Zjarri nuk përbën kërcënim për objektet civile dhe askush nuk u lëndua, thuhet në lajm.

Shërbimet e shpëtimit, 18 njësi zjarrfikëse dhe 60 zjarrfikës po punojnë aktualisht në vendin e incidentit, shtoi agjencia.

Postblloqe policore janë vendosur në rrugët drejt vendit të ngjarjes, duke kontrolluar dokumentet e të gjithë personave që hynin dhe dilnin nga zona, raportoi media ruse.

Kategoritë
BotaLajme