Mediat botërore për humbjen e Argjentinës: Poshtërim për Messin

Historia sportive e ditës është fitorja e bujshme e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës (2:1) në xhiron e parë të Kupës së Botës.

Mediat botërore nuk janë treguar dashamirëse me Lionel Messin dhe bashkëlojtarët e tij pasi lanë epërsinë 1-0 që patën pas pjesës së parë.

“Poshtërim për Messin në Botëror”, titullohet gjermani Bild dhe fjalët nuk i kanë zgjedhur as kolegët e NTV-së – “Arabia Saudite poshtëroi favoritin për titull Argjentinë”.

“Gymim arab”, titullohet britanikja Sun e cila shton se “Messi dështoi”.

“Hit i Kupës së Botës” titullohet argjentinasi Ole, ndërsa spanjollja Marca e cilësoi këtë ndeshje me fjalët “fishekzjarre historike” me titullin “As Zoti nuk ndihmon në mëngjes”.

Kujtojmë se Argjentina kryesoi me golin e Lionel Messit nga penalltia në minutën e dhjetë, dhe në pjesën e dytë Saleh Al Shehri barazoi në 1:1 në minutën e 48-të dhe pesë minuta më vonë Al Dawsari shënoi për 2: 1.

Kategoritë
Sport