Mediat finlandeze raportojnë me shqetësim për deklaratën e fundit të zëdhënëses ruse

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova tha sot se përgjigja e Rusisë ndaj kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO do të ketë natyrë ushtarake. 

Media finlandezeka raportuar me shqetësim lidhur me këtë deklaratë.

“Do të jetë një surprizë. Natyrisht, vendimi merr parasysh të gjithë faktorët dhe karakteristikat që lidhen me anëtarësimin e Finlandës në NATO. Në bazë të këtyre parametrave do të merret një vendim, por mbi të gjitha sigurisht që është çështje ushtarake, tha ajo.

Sipas Zaharovës, secili vend duhet të marrë vendimet e veta, por kjo nuk duhet të jetë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera.

“Vendi ynë do të marrë masa hakmarrëse. Këto përfshijnë aspektet ushtarake dhe teknike, të cilat në masë të madhe varen nga kushtet konkrete të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në vend të fjalëve ka hapa realë në formë reagimi, tha ajo për agjencinë shtetërore të lajmeve Tassi, përcjellë media finlandeze.

Zaharova e ka kërcënuar më parë Finlandën me pasoja “ushtarako-politike” ose hakmarrje nëse vendos të aplikojë në NATO. Megjithatë, deri më tani ajo nuk ka treguar më në detaje se cilat do të jenë pasojat.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka deklaruar se njoftimi i Finlandës për anëtarësimin në NATO shkakton hakmarrje. Ai tha se e konsideronte zgjerimin e NATO-s si një kërcënim absolut për Rusinë, por tha se reagimi i Rusisë varet nga mënyra e zgjerimit të NATO-s.

Kategoritë
BotaLajme