Mediumi i pavarur rus: Putin nuk e ka ndërmend ta ndalë luftën, ka plane për në shkurt

Që nga kundërsulmet shumë të sukseshme të Ukrainës në shtatorin e hershëm, zyrtarët rusë vazhdimisht kanë përsëritur mundësinë për bisedime të paqes- edhe pasi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, nënshkruajti një dekret që zyrtarisht refuzonte mundësinë që Ukraina të dialogonte me Vladimir Putinin

Meduza ka mësuar nga shumë burime afër qeverisë ruse që Kremlini ne vazhdimësi ka lobuar drejt liderëve perëndimorë prapa dyerve të mbyllura për të bindur Kievin që të pajtohet për një armëpushim të përkohshëm. Por, sipas burimeve, Putin nuk synon të përfundojë luftën; përkundrazi, kampanja e tij për armëpushim është pjesë e një strategjie të gjerë për të blerë kohë për trajnimin e rekrutëve dhe për të rimbushur furnizimet në mënyrë që të lansojë një “ofenzivë së shkallës së plotë” në shkurt ose mars.

Gjatë javëve të fundit, përfaqësuesit e autoriteteve ruse kanë folur me tone në rritje për mundësinë e negociatave me Ukrainën ose me vendet perëndimore. Bie fjala, me 14 tetor, drejtori i Shërbimit për Inteligjencë të Huaj, Sergey Nayshkin, tha se bisedimet janë të mundura, por vetëm “sipas kushteve të veçanta”, edhe pse ai nuk saktësoi se cilat ishin ato kushte, përcjell Periskopi.

Një javë më parë, me 6 tetor, Zëdhënësja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvienko propozoi që negociatat për “një zgjidhje paqësore të fillonin” qysh “prej kësaj dite”- por vetëm “sipas kushteve të ofruara nga Rusia”.

Kategoritë
BotaLajme