Mefail Bajqinovci thotë “se Hykmetes iu paskan avullu 2.5 milionë kg grurë” nga rezervat shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, deklaron në profilin e tij në Facebook se Hykmete Bajramit i ishin “avulluar 2.5 milionë kg grurë” nga rezervat shtetërore, gjatë kohës sa ishte ministre e Financave.

Prandaj, sipas tij “s’ka kthim mbrapa”.

S’ka kthim mbrapa

Le që Hykemtes iu patën avullu 2.1 milionë euro sa ke ministre e financave, por tash po zbulohet që iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore.

Kategoritë
LajmeVendi