Mehaj falënderon ShBA-në për forcimin e ushtrisë e përkrahjen për anëtarësim në NATO

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë organizuar konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, falënderoj anëtarët e gjithë vendeve për përkrahjen e FSK-së.

Një falënderim të veçantë ai e pati për ShBA-në siç tha ai për forcimin e FSK-së dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

“Do t’ju falënderoja për bashkëpunimin me partneret tanë për paqen stabilitetin dhe paqen ne rajon. Siç e dini Kosova është një vend i vogël, por me zemër dhe me vlera të larta. Të nderuar me këtë rast falënderoj ShBA-në dhe aleatët, faleminderit për forcimin e FSK-së”.

“Ne po rrisim profesionalizmin, kapacitete tona, na keni premtuar dhe keni aprovuar pakon legjislative në veçanti me konstituimin dhe harmonizimin e këtyre kërkesave në procesin drejt NATO-s”, tha Mehaj.

Shefi i shtabit të KFOR-it John B. Bozicevic, tha se KFOR ka bashkëpunuar në fusha të ndryshme me FSK-në dhe se në të ardhmen do të gjejnë forma të  tjera të bashkëpunimit.

“Faleminderit që me keni ftuar në bashkëpunimin me lider shqipon e FSK-së, e dini se në mandatin e rezolutës se Kombeve të Bashkuara me qëllimin kryesor sigurinë edhe të gjithë njerëzve në Kosovë, faleminderit për punën që keni  bërë se bashku e në veçanti në  fushë ne dëmtimit, rendit publik dhe ne katastrofa humanitare në të kaluarën”.

“KFOR ka bërë ushtrime në aviacion, ka ndihmuar personelin mjekësor dhe në të ardhmen do të gjejmë forma të tjera të bashkëpunimit. Ne e çmojmë këtë mundësi për të qenë këtu për paqe dhe prosperitet”.

Drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe, tha se organizata që përfaqëson ai është këtu për të ndihmuar FSK-në në zhvillimin e saj.

“Është nder të jemi  këtu në këtë ngjarje të  rëndësishme. Ky takim është më  kohë  pasi që ne gjejmë prioritetet për  vitin e ardhshëm në  veçanti për NALT-in dhe strategjinë  për 2023-2025″.

“Kjo është një mundësi e mirë për të nënvizuar rolet e NALT-it dhe këto do të shfrytëzohen. NALT janë pjesëtarë te NATO dhe jemi për të ndihmuar zhvillimin e mëtutjeshëm të FSK-së në ndërtimin e kapaciteteve, edukimin, dhe trajnimin e saj”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka thënë se FSK-ja është trajnuar në Britani dhe ka arritur suksese.

Ka shtuar se do të mbeten të përkushtuar sa i përket kapaciteteve të inteligjencës.

“Puna ndërlidhëse mes FSK-së është diçka shumë taktike dhe operacionale. Gjithashtu tre doktorë të FSK-së kanë kryer kurse të shkurtra sa kanë qenë pjesë të akademisë. Do të vazhdojmë të mbështesim kapacitet e zbulimit gjithashtu programin e mbështetjes në fazën e trajnimeve”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi