Pritjet e rënies ekonomike për vitin 2020 do të janë 7.2 për qind, kështu është shprehur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë konferencës së fundvitit.
Mehmeti tha se përkundër pandemisë COVID-19, sistemi bankar në vend është i shëndoshë.
“Pas një rritje të vazhdueshme ndër vite, gjatë vitit 2020 rënia ekonomike do të jetë 7.2 për qind në terma real, duke ndikuar në performacën e brendshme. Gjithashtu, ka pasur rënie të investimeve”, tha Mehmeti, përcjell Telegrafi.
Ai tha se remitencat e pranuara nga diaspora, deri në tetor të këtij viti, ka arritur në rrerh 800 milionë euro.
“Shpenzimet e jo rezidenteve gjatë vitit 2020 ishte 470 milionë euro, një rënie prej 60 për qind. Remitencat të pranuara deri në tetor 2020 ka qene 795.6 milionë euro”, u shpreh ai.
Mehmeti ka treguar se ka pasur rritje të hapjes së llogarive bankare dhe shërbimeve të e-bankingut.
“Inflacioni vjetor është 0.2 për qind. 2.26 milionë euro, një rritje prej mbi 20 për qind, po ashtu ka pasur rritje të shërbimeve të e-bankingut”, tha Mehmeti.
Në fund të konferencës u shpërndanë edhe çmimet për “Ekonomistin e ri”, ku Qendrim Kodra e ka fituar vendin e parë, një vlerësim vjetor për shkrimet më të mira për sektorin financiar në vend.