Mekë, qindra mijëra besimtarë falën namazin e xhumasë në Qabe

Shejh Sudeysi në predikimin e tij bëri thirrje për “falje” duke thënë: “Keni mëshirë dhe falni, shtrëngoni duart dhe pajtohuni. Arrini qëllimin e agjërimit me fjalët dhe veprat tuaja”

Qindra mijëra muslimanë nga e gjithë bota falën namazin e katërt të xhumasë të muajit të Ramazanit në Mesxhidi Haram në qytetin e Mekës, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv Al-Ikhbariyye në pronësi të Arabisë Saudite, në llogarinë e tij në rrjetet sociale publikoi pamjet e namazit të katërt të xhumasë së Ramazanit në Qabe.

Pas lutjeve të kryera nga qindra mijëra muslimanë që mbushën Mesxhidi Haram-in, Shejh dr. Abdurrahman es-Sudeysi mbajti hutben e xhumasë.

Shejh Sudeysi në predikimin e tij bëri thirrje për “falje” duke thënë: “Keni mëshirë dhe falni, shtrëngoni duart dhe pajtohuni. Arrini qëllimin e agjërimit me fjalët dhe veprat tuaja”.

Kategoritë
BotaLajme