Melania Trump më herët e kishte krahasuar Shtëpinë e Bardhë me një burg, dhe tani po kthehet për katër vite të tjera

Melania Trump më herët e kishte krahasuar Shtëpinë e Bardhë me një burg, dhe tani po kthehet për katër vite të tjera. Donald Trump, gjatë fjalimit të tij fitues pas zgjedhjeve presidenciale, e lavdëroi bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ai shpalli “periudhën e artë të Amerikës” ku pritet që bashkëshortja e tij të jetë pranë tij.

Melania më herët ka shmangur paraqitjet publike ndërsa bashkëshorti i saj kalonte përmes shumë skandaleve. Sipas Daily Mail, kthimi në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë i vështirë për Melanian, pasi më parë e kishte krahasuar me një burg në Venezuelë.

Në tetor të vitit 2017, Melania u takua me bashkëshorten e politikanit venezuelan Leopoldo Lopez, Lilian Tintori, të cilës i tha se në Shtëpinë e Bardhë ndihej si në burg.

Ajo e kishte krahasuar Shtëpinë e Bardhë me burgun Ramo Verde, ku Lopez ishte torturuar gjatë qëndrimit të tij në burg. Thuhet se Melania e kishte urryer jetën në Shtëpinë e Bardhë, por ajo i kishte mohuar këto pretendime.

Melania ka një shtëpi në New York dhe Mar-a-Lago në Palm Beach, por për shkak të angazhimeve të Trump, ajo do të kalojë shumicën e kohës në Shtëpinë e Bardhë në periudhën e ardhshme. Kujtojmë se ajo ka qenë e pranishme në fjalimet publike të Trump gjatë periudhës së mëparshme, duke u shfaqur me veshje unike dhe elegante.

Gjatë paraqitjes së mëngjesit të sotëm të Donald Trump për mbështetësit e tij në West Palm Beach, ajo kishte veshur një kostum elegant gri nga marka Dior, një nga markat e saj të preferuara të luksit.

Kategoritë
BotaLajme