Memli Krasniqi pas tërheqjes së serbëve nga institucionet: Rreziku i përshkallëzimit është evident, kjo duhet të shmanget

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, duke e quajtur këtë akt të paprecedentë, që cenon sovranitetin juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës 

Krasniqi ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga këto zhvillime, derisa ka thënë se është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur në veri të vendit.

Sipas Krasniqit, rreziku i përshkallëzimit të situatës është evident.

“Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit.

Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi