Memli Krasniqi prezanton sot vizionin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi prezanton sot, nga ora 18:00, vizionin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.

Kështu ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës dhe vet Kryetari Krasniqi.

PDK ka bërë të ditur ditë më parë themelimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, i cili do të ketë 15 departamente dhe do të përbëhet me ekspertë të fushave të ndryshme.

Vizionin, strukturën, përmbajtjen dhe aktivitetin e këtij Kabineti, do ta bëjë të njohur detajisht sot vet Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi