Menaxherja e Haalandit zbuloi dy arsye pse ai zgjodhi Cityn ndaj Realit

Rafaela Pimenta, menaxherja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, Erling Haaland, zbuloi dy arsye pse klienti i saj zgjodhi Manchester Cityn në vend të Real Madridit.

Me një klauzolë relativisht të vogël blerjeje, Haaland mund të zgjidhte klubin ku do të shkonte. Krahas interesimit të Real Madridit, norvegjezi vendosi për Manchester Cityn dhe tashmë në pjesën e parë të sezonit tregoi se çfarë përforcimi është për qytetarët.

Megjithatë, duke qenë se nuk ka pothuajse asnjë lojtar që do të zgjidhte një klub tjetër në vend të Real Madridit, Haaland doli në qendër të vëmendjes së publikut.

Menaxherja e tij Rafaela Pimento më në fund zbuloi dy arsyet pse ai zgjodhi Cityn. Këtë ajo e ka bërë të ditur në një intervistë për Diario AS.

“Ai vinte nga një familje futbolli që ju e njihni shumë mirë. Babai i tij, e dini, tashmë ka luajtur për Manchester Cityn dhe ai është rritur me atë klub. Ju shihni fotot e tij duke veshur fanellën e Cityt kur ishte fëmijë,” tha Pimenta. pastaj shpjegohet dhe një arsye tjetër:“Pra, arsyet private sunduan, dhe gjëja tjetër është se ai donte të përjetonte Premier League”, shton menaxheri.
Pimenta mori përsipër agjencinë e menaxhimit pas vdekjes së Mino Raiola dhe aktualisht është në krye të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Kategoritë
Sport