Menaxhoi keq pandeminë, ish-kryeministri italian nën hetim për vrasje të shumëfishtë

Mediat italiane raportojnë se prokuroria ka vënë nën hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte për mënyrën se si ai menaxhoi pandeminë e koronavirusit në fillim të vitit 2020.

Nën hetim për një nga situatat më të vështira të Italisë, ku mijëra njerëz humbën jetën janë dhe 19 persona të tjerë mes të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana dhe zyrtarë të tjerë nga instituti i shëndetit publik.

Më herët, prokurorët nga rajoni veriore i Bergamos, ku ishte dhe epiqendra e pandemisë në Itali, lajmëruar nisjen e hetimit për këta persona, por pa dhënë më shumë detaje.

Ata cituan 17 persona në deklaratë sepse dokumentet në lidhje me ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e shëndetësisë u transferuan në një gjykatë të veçantë që merret me figurat e qeverisë sipas ligjit italian.Ish-kryeministri dhe zyrtarët e tjerë të lartë akuzohen nga prokurorët e Bergamos për vrasja të shumëfishtë, fajësi në një epidemi dhe refuzimi për të kryer akte zyrtare.

Kategoritë
BotaLajme