“Mendova se më goditën me thikë”, kështu e morri vesh për sëmundjen që e kishte gruaja 30 vjeçare

E reja 30-vjeçare u trondit nga një dhimbje e fortë në gjoks në mes të një koncerti ku ajo shkoi me të shoqin. Në fillim gruaja mendoi se kishte pasur një atak në zemër ose ishte goditur me thikë, por vetëm 4 orë më vonë, mori një diagnozë të papritur në spital.

Errin Shaw, 30 vjeçarja, me banim në Angli, donte të shkonte në TRNSMT, festivali muzikor i mbajtur në Glasgow, Skoci dhe të argëtohej pak. Mirëpo, pas dhimbjes që nisi pikërisht në mes të koncertit, ajo papritur u gjend në spital dhe vetëm 4 orë më vonë u diagnostikua me kancer.

Duke dëgjuar grupin Snow Patrol, i cili po performonte në festival me bashkëshortin e saj Graeme, Errin ndjeu për një moment një dhimbje të fortë në gjoks.

Gruaja, e cila nuk mund të lëvizte me dhimbje të tmerrshme, në fillim mendoi se kishte pasur atak në zemër, më pas u godit me thikë. Madje ajo iu drejtua të shoqit dhe i tha: ‘A u godita me thikë?’ Graeme thirri nënën e saj dhe e çoi urgjentisht në spitalin mbretëror të Glasgow. Pas një sërë teknikash në spital, u bë i qartë shkaku i dhimbjes në gjoksin e të resë.Vetëm 4 orë pasi Errin ndjeu dhimbjen, ajo u diagnostikua me ‘Limfomën e Zonës Gri’, një lloj i rrallë kanceri që prek sistemin imunitar.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme