Menduan që janë ukrainas, ushtarët rusë qëllohen me breshëri plumbash nga bashkëluftëtarët: Jemi tuajt

Trupat ruse derisa po tërhiqeshin nga qyteti i Khersonit, ishin në panik dhe i kishte kapluar frika se mund të kapeshin nga ukrainasit.

E kjo në një rast bëri që t’i kushtojë shtrenjtë një njësie të tyre, të cilët u qëlluan me armë pikërisht nga bashkëluftëtarë e tyre.

Njësia ruse që ishte me një barkë po patrullonte në një zonë të caktuar dhe derisa po lundronin nëpër ujë, ata filluan të shtien me armë mbi shtëpitë e civilëve ukrainas.

Mjaftoi që kjo lëvizje e tyre të alarmojë njësitet tjera të rusëve që ishin paksa më larg, dhe i ngatërruan duke menduar se ishin ukrainas.

Ata filluan t’i qëllojnë me mitralozë të kalibrit të madh – pra me breshëri plumbash. Në anën tjetër ushtarët rusë që ishin në barkë vazhdimisht bërtisnin dhe tentonin t’ua bënin me dije se janë rusë.

“Jemi tuajt, jemi tuajt”, bërtisnin vazhdimisht ushtarët që në një moment ai që po filmonte përkulet nga frika se mund ta godet ndonjë plumb.

Kategoritë
BotaLajme