Mercedes i jep fund prodhimit të makinave me marshe manuale

Deri më tani, versionet bazë të Mercedes A-Class, B-Class dhe CLA janë të disponueshme edhe me transmisione manuale, por ky opsion nuk do të jetë më i disponueshëm së shpejti.

Kjo, pasi kompania gjermane, duke nisur që nga viti 2023 do të ketë në gamën e saj ekskluzivisht vetëm modele automatike. Një arsye për vendimin e saj është se shumica dërrmuese e klientëve të saj tashmë zgjedhin transmisionet automatike.

Arsyeja e dytë është se kalimi në drejtimin elektrik nënkupton edhe adoptimin e sistemeve më të thjeshta të transmetimit. Pra, heqja e marsheve manuale do të thotë një reduktim i numrit të kutive të marsheve të ndryshme që kërkohen në linjën e prodhimit, gjë që natyrisht çon në thjeshtimin e procedurave dhe uljen e kostove.

Prodhuesit e tjerë të automjeteve, sidoqoftë, si BMW, do të insistojnë, të paktën për të ardhmen e parashikueshme, për transmetimet manuale. Edhe për modelet e tyre të fuqishme sportive, si M3, M4 por edhe M2.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji