Mërgimtarët turq fillojnë të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Sipas shifrave zyrtare, Gjermania ka numrin më të madh të votuesve turq me rreth 1,5 milion, ndërsa Franca ka mbi 397 mijë votues dhe Holanda afër 287 mijë.

Në qendrat e votimit në mbarë Evropën, emigrantët turq kanë filluar të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit, raporton Anadolu.

Shtetasit turq jashtë vendit po hedhin votat e tyre në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Luksemburg për zgjedhjet që në Türkiye do të mbahen më 14 maj.

Në fletëvotimet e tyre, votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve për president, respektivisht për presidentin Recep Tayyip Erdoğan, Muharrem İnce, Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan.

Po ashtu në zgjedhjet parlamentare për 600 ulëset në parlamentin turk po konkurrojnë 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiye-s, votimi jashtë vendit do të përfundojë më 14 maj, por shumica e vendvotimeve të huaja do të përfundojë më 9 maj.

Rreth 3,41 milionë njerëz pritet të hedhin votën e tyre jashtë vendit, përfshirë rreth 278 mijë të rinj që votojnë për herë të parë.

Sipas shifrave zyrtare, Gjermania ka numrin më të madh të votuesve turq me rreth 1,5 milion, ndërsa Franca ka mbi 397 mijë votues dhe Holanda afër 287 mijë.

Kategoritë
BotaLajme