Meryem Uzerli ka pozuar në një version natyral: Shikoni si duket Hurem e njohur pa grim

Aktorja turke Meryem Uzerli e njohur në rajonin tonë si Hurem nga seriali “Sulejmani i Madhërishëm”, ka treguar se si duket në gjendjen e saj natyrale.

Hurem e njohur është aktive në rrjetet sociale, ndërsa tashmë në Instagram ka shpërndarë një foto pa grim.

Që kur është bërë nënë, aktorja i është përkushtuar më shumë mëmësisë dhe karrierën e ka lënë mënjanë për pak kohë. Tani ajo kujtoi xhirimet e vitit të kaluar dhe tregoi procesin e përgatitjes.

Në foto shfaqet aktorja në gjendjen e saj natyrale, ndërsa ekipi e përgatit për xhirime. Vajza e saj e vogël i ishte ulur në prehër, duke treguar se si balancon punën dhe amësinë. Me këtë njoftim Merjem bëri të ditur se së shpejti do t’i rikthehet ekranit të vogël.

Dikur aktorja konsiderohej nga shumë njerëz si një nga femrat më të bukura në Turqi dhe këtë titull e justifikon edhe tani.

Edhe pse aktive në rrjetet sociale, aktorja fsheh jetën e saj private nga publiku. Bëhet e ditur se aktorja ka dy vajza, Larën, të cilat i kishte në lidhje me biznesmenin Can Ates, i cili është 17 vjet më i madhi i saj. Ajo kishte vajzën e saj të dytë, Lily Koi, në fillim të vitit 2020.

Kategoritë
Të ndryshme