Besimtarët në Khan Younis u mblodhën për të shënuar fillimin e Muajit të Shenjtë, duke përjetuar atmosferën shpirtërore mes shkatërrimit në masë.
Palestinezët në Gaza falën namazin e teravisë së parë mbi rrënojat e Xhamisë Al-Lebbani, e cila u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite, raporton Anadolu.
Pas një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, besimtarët në Khan Younis u mblodhën për të shënuar fillimin e Muajit të Shenjtë, duke përjetuar atmosferën shpirtërore mes shkatërrimit në masë.
Që nga muaji i kaluar, në Gaza është në fuqi një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi i të burgosurve, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 48.360 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, duke e ka lënë enklavën në gërmadha.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.