Nga: Bayram POMAK
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë Hulusi Akar mes datave 27-29 Dhjetor, realizoi vizitë në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë. Vizita e z. Akar në Ballkan gjatë kësaj kohe, ka rëndësi më të madhe se një vizitë rutinore. Rinisja e temave të viteve të 90-ta në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ngjitja e shpejtë drejtë një krize, është situatë që shkakton tensionim. Vizita e ministrit të mbrojtjes në një kohë të tillë, ka rëndësi të veçantë.
Në të vërtetë z. Akar ka lidhje të veçantë me Bosnjën. Gjatë viteve 1997-1998 Hulusi Akar në Bosnjë dhe Hercegovinë ka shërbyer si Kryetar i Kryesisë së Këshillit Turk në atë vend. Për shkak të shërbimit që e ka kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, i di shumë mirë balancet dhe atë qo ndodhin atje. Në anën tjetër, zëvendësi i Ministrit të Mbrojtjes së Bosnjë Hercegovinës Mirko Okoliç, u shpreh i habitur me tërë këto informata të detajuara që i dinte delgacioni turk.
Okoliç shprehi habi duke thënë se delegacioni turk i dinte ato që personeli ynë do të duhej t’i dinte e që në fkat nuk i di.
Gjatë takimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Hulusi Akar dha mesazhe të qarta. Ai u shpreh haptas se është për tërësinë territoriale të Bosnjës. Sipas fjalëve të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Nikoliç, Akar hapur e dha mesazhin: “Shokë, uluni e merruni vesh!” Njëri ndër mesazhet më të rëndësishme të Akar ishte se në rast të ndonjë kërkese, Presidenti Erdoan do të jetë ndërmjetësues. Akar e bëri me dije se në rast të mos zgjidhjes së problemit, Bosnja do të vetmohet seriozisht, do të ketë ambient më serioz të krizës dhe se e vetmja rrugë për të dalur prej kësaj është dialogu. Akar i cili pas takimeve në Bosnjë kaloi në Kosovë, realizoi takime me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti dhe me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj. Mesazhi më i qartë i Akar ishte se duke nisur prej anëtarësimit në NATO, ne do ta përkrahim Kosovën që të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Mes tjerash tha se Kosovën e përkrahim në sferën e mbrojtjes dhe se kjo do të vazhdojë edhe tani e tutje.
Njëri ndër mesazhet tjera që u dha është vizita së bashku me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj te varri i Adem Jasharit, i cili ra dëshmorë me tërë familjen dhe e nisi luftën e Kosovës. Vizita e familjes Jashari, përmendores dhe varrit të familjes Jashari nga një Ministër turk, sidomos kur ky vend dhe kjo familje janë prej tyre që politikanët dhe diplomatët Perëndimorë i ikin kësaj vizite, ishte mesazh tejet i rëndësishëm. Ministri Mehaj e shprehu kënaqësinë e tij duke shkruar në rrjete sociale: “Është ndjenjë e papërshkrueshme që miqtë tanë ta nderojnë në këtë mënyrë historinë e lirisë së popullit tanë.” Vizitat që Ministri i Mbrojtjes turke i bëri te varri i Alija Izzetbegoviçit dhe Adem Jasharit, janë mesazhe të dhëna me kujdes. Lutja që e bëri Ministri turk për Mëshirë nga Zoti ndaj dëshmorëve dhe veteranëve në Bosnjë, na tregon për lidhjen emocionale që ai e ka për Bosnjën. Të rëndësishme janë edhe mesazhet që Ministri i Mbrojtjes i dha në Kryesinë e Këshilit Turk në Kosovë. Gjatë fjalimit që z. Akar e bëri këtu e theksoi rëndësinë që Kosova dhe Bosnja e kanë për Turqinë dhe se lumturia e mirëqenia e këtyre dy vendeve është e rëndësishme për Turqinë. Mesazh tjetër tejet i rëndësishëm i Ministrit të Mbrojtjes Turke ishin fjalët “Gjithnjë do të jemi në krah të kauzës së drejtë të Kosovarëve!” Këto fjalë të thëna, duhet të lexohen edhe si mesazhe të dhëna ndaj shteteve të treta, për aq sa janë mesazhe që jepen për Kosovën. Sepse kjo është e qëllim që të bëhet me dije se në rast të ndonjë krize që mund të shfaqet nesër, pozita e Turqisë është e qartë. Në të njëjtën mënyrë z. Akar tha se e ndjek nga fër situatën në Veri të Kosovës dhe dialogun në mes të Kosovës e Serbisë.
Ndaj bindjen se vizita e Ministrit Akar e realizuar sidomos në këtë kohë, është tejet kuptimplote. Mesazhet e dhëna ishin të kuptueshme dhe të kthjellëta. Turqia është pranë Bonsjës dhe Kosovës. Do të bëjmë çdo gjë për tërësinë teritoriale të Bosnjës. Bosnja dhe Kosova duhet t’i merr këto mesazhe dhe duhet ti qartësojnë pozitat e tyre ndaj Kosovës. Turqia që rritet dhe fuqizohet sidomos në fushën e mbrojtjes, nuk ka dyshim se ka rëndësi jetike për sigurinë në Bosnjë dhe Kosovë. Ballkani është prej rajoneve që i ndien më së afërmi ndryshimet gjeo-politike që ndodhin në botë. Po të mos kishte ndryshime gjeo-politike, Dodik nuk do të bënte kaq shumë zhurmë!!! Në të njëjtën mënyrë po të mos ishte fuqizuar dora e Turqisë në Ballkan, në mes të kësaj krize Dodik nuk do të shkonte urgjentisht në Turqi për të treguar ç’hall ka. Fatkeqësisht për shkak arsyeve ideologjike disa qarqe në Bosnjë e sidomos në Kosovë, nuk po mund ta lexojnë këtë ndryshim. Shteti është i detyruar të veprojë në mënyrë racionale e jo ideologjike. Andaj edhe Kosova në pozitën e saj ndaj Turqisë duhet të hedh hapa të ndryshëm dhe të qartë!!!
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.