Mesazhi dramatik nga Siria: Na ndihmoni, nuk kemi faj që kemi lindur në këtë vend

Pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, shumë vende po dërgojnë ndihma humanitare në zonat e prekura. Megjithatë, ndihma për Sirinë është shumë më e vështirë për shkak të luftës në këtë vend, e cila po vazhdon prej shtatë vitesh.

Për shkak të problemeve të mëdha me dërgimin e ndihmave humanitare, mijëra njerëz në Siri janë të detyruar të flenë në rrugë, sasia e ushqimit dhe ushqimeve të gatshme nuk është e mjaftueshme për të siguruar për të gjithë popullsinë që humbi shtëpitë.

Me rastin e situatës kritike, një vajzë nga Siria iu drejtua publikut përmes rrjeteve sociale dhe tha se qytetarët e këtij vendi po vuajnë.

“Ne nuk kemi energji elektrike, nuk kemi gaz, nuk kemi asgjë që i duhet njeriut të thjeshtë. Dhe tani ndodhi një tërmet dhe asnjë person nuk u përpoq të na ndihmojë. Unë e di që kjo po ndodh në Turqi. po ashtu dhe më vjen shumë keq për Turqinë. E di që shumë njerëz kanë vdekur atje, por shumë njerëz kanë vdekur atje, edhe në Siri”, tha ajo.
Vajza tha se ishte shumë e zhgënjyer dhe se njerëzit po vdisnin dhe nuk kishin ku të iknin. Ajo tha gjithashtu se shumë njerëz, fëmijë tani po vdesin në rrugë.

“Kjo nuk është e drejtë. Nuk kemi faj që kemi lindur në këtë vend, nuk kemi faj që kemi pasaporta që nuk na lejojnë të hyjmë në asnjë vend të kësaj bote”, tha vajza.

Ajo kërkoi që mesazhi i saj të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që sa më shumë njerëz të shohin situatën në Siri dhe theksoi se asnjë avion nuk ka hyrë në Siri.

 

Kategoritë
BotaLajme