Mësohet paga që do të ketë Cristiano Ronaldo te Manchester United

Cristiano Ronaldo do të fitojë të paktën 50 milionë funte (58 milion euro) në Manchester United në dy vitet e tij si lojtar i këtij klubi. 

The Sun ka zbuluar se superylli 36 vjeç, kishte qenë në bisedime të fshehta për muaj “Djajtë e Kuq” – pavarësisht zërave se ai do të nënshkruante me rivalët e tyre, Man City.

“Në zemrën e tij, ai vetëm donte të kthehej në United”, ka thënë një burim nga klubi për gazetën.

Superylli, i cili tashmë ka një pasuri prej 500 milionë funtesh, tronditi botën e futbollit dje me kthimin e tij në “Old Trafford”.

Portugezi u bë i famshëm në “Old Trafford”, ku luajti për disa vite, para se të largohej për në Real Madrid në vitin 2009.

Sipas mediave angleze do të fitojë 560 mijë euro në javë, ose 29 milionë euro në vit.

Ai pritet të fitojë edhe disa miliona tjerë nga shitjet e fanellave, pasi me sa duket është siguruar që ai do të veshë përsëri numrin 7.

Kategoritë
Sport