Messi arrin shifrën historike: 700 gola në nivel klubesh

Paris Saint-Germain është duke fituar 3-0 ndaj Marseilles në derbin “Les Classique” që po luhet në javën e 25-të në Ligue 1.

Kylian Mbappe e realizoi golin e parë të takimit në minutën e 25-të, me një asistim të Lionel Messit.

Katër minuta më vonë, argjentinasi ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, por që ky gol ishte i veçantë.

Ishte goli i 700-të për shtatë herë fituesin e Topit të Artë në nivel klubesh, një shifër tejet e mrekullueshme.

Të tretin për PSG-në e realizoi Mbappe (55’), që është i dyti i tij në këtë ndeshje, ndërsa Messi regjistroi po ashtu asistimin e dytë.

Kategoritë
Sport