Messi dhe gruaja e tij Antonela pritën në shtëpinë e tyre Luis Suarezin dhe bashkëshorten e tij

Leo Messi dhe gruaja e tij Antonela Roccuzzo pritën në shtëpinë e tyre Luis Suarez dhe bashkëshorten e tij Sofia Balbi.

“Miq, faleminderit që erdhët. Ju duam shumë”, ka shkruar Messi krahas fotos së çiftit duke pozuar të buzëqeshur dhe të përqafuar.

Meqë ra fjala, Messi u miqësua me Suarezin kur ata ishin në Barcelonë dhe u bënë të pandashëm. Ata shkuan në stërvitje së bashku dhe kohën e lirë e kalonin së bashku me familjet e tyre.

Disa spekulojnë se Messi nuk është ndjerë kurrë njësoj pas largimit të Suarez nga Barcelona.

Se miqësia e tyre mbetet po aq e fortë edhe sot, dëshmon edhe fotoja që Suarez ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram pasi Argjentina fitoi medaljen e artë në Katar.

“Urime miku im! TI JE KAMPION I BOTËS. Le të thonë çfarë të duan, je më i miri dhe do të jesh”, tha Suarez me një foto që ka mbledhur mbi 5 milionë pëlqime.

Kategoritë
Sport