Messi e dërgon Argjentinën për herë të dytë në finale

Argjentina e ka mposhtur Kroacinë me rezultat 3-0, duke u kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 34’. Goli i dytë u shënua vetëm pesë minuta më vonë nga Julian Alvarez. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesnë e dytë, Alvarez shënoi edhe njëherë duke e vulosur fitoren e Argjentinës.

Argjentina në finale e pret fituesin e ndeshjes Francë-Marok, lojë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:00.

Kategoritë
Sport