Messi i bën “dhuratë” Barcelonës, FIFA u jep spanjollëve 10 mijë euro në ditë për qëndrimin e “pleshtit” në Katar

Fati duket sikur po i buzëqesh sërish klubit të Barcelonës, pasi FIFA do të paguajë “katalanasit” me 3.88 milionë euro, sepse 23 lojtarë dhe ish-lojtarë të spanjollve, të cilët ishin në rradhet e tyre për dy sezonet e fundit morën pjesë në Kupën e Botës.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, një marrëveshje mes ECA-s dhe FIFA-s, i detyron këta të fundit të paguajnë klubet 10 mijë euro në ditë për çdo lojtar, që ka qenë anëtar i klubit të tij, nga gushti i vitit 2020 e deri më tani.

Kështu që, Barcelona do të marrë një “dhuratë” të bukur fundviti, nga ikona e tyre, Lionel Messi

Kategoritë
LajmeSport