Messi kalon Maradonën, goli ndaj Australisë bën që “Pleshti” të futet në historinë e Argjentinës

Lionel Messi ka shënuar në pjesën e parë ndaj Australisë.

Ky nuk ishte vetëm goli i parë i Argjentinasit në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.

Në fakt, ky gol ka qenë i nënti për Messin në Botëror, duke kaluar kështu Maradonën i cili ka 8 gola, ndërsa vendin e parë e mban legjenda tjetër argjentinase, Gabriel Batistuta, i cili është golashënuesi më i mirë i Argjentinës.

Gjithashtu, Messi shënon sot ndeshjen e 1000 si profesionist.

Kategoritë
Sport