Messi shkaktoi skena kaotike në Argjentinë pasi u zbulua restoranti ku ai darkoi

Kombëtarja e Argjentinës u mblodh për herë të parë pas Botërorit të Katarit dhe në Buenos Aires mbërriti edhe Lionel Messi i cili shkaktoi skena kaotike në një vend ku ende nuk është shuar euforia pas fitimit të medaljes së artë.

Domethënë, ylli i parë i kombëtares vendosi të darkonte në një restorant në qendër të qytetit dhe gjithçka duhej bërë në fshehtësi.
Mirëpo, lajmi u përhap shpejt në qytet se argjentinasi ndodhej pikërisht në atë restorant, kështu që skena kaotike u shfaqën në vetëm pak minuta.

Qindra fansa kuriozë dolën para restorantit me shpresën për të bërë një foto me Messin, por ata krijuan vetëm kaos për të cilin do të flitet gjatë.
Sulmuesi i PSG-së është dashur të largohet nga restoranti dhe duke qenë se objekti nuk ka hyrje të pasme, sigurimi është dashur ta nxjerrë jashtë para tifozëve.

Me siguri, ai mezi kaloi nëpër turmë, u ngrit një rrëmujë e vërtetë dhe shumë donin të paktën ta preknin.

Pasi hipi në makinë situata u qetësua dhe të gjithë shkuan në shtëpi.

Meqë ra fjala, Argjentina ka dy ndeshje miqësore, e para kundër Panamasë dhe e dyta kundër Curacaos.

Kategoritë
Sport