Messi thyen një tjetër rekord, fotot nga fitorja e Kupës së Botës bëhet postimi më i pëlqyer në historinë e Instagramit

Postimi i Lionel Messit si kampion i botës në Argjentinë është kthyer në foton më të pëlqyer në historinë e Instagramit – duke kaluar rekordin e deritanishwm qw ishte një imazh i një veze.

Ky postim mori 56.1 milionë pëlqime, por imazhi i Messit i tij duke e ngritur lart Kupën e Botës pasi Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të së dielës, tashmë ka kaluar atë

Pas fitores emocionuese të penalltive të Argjentinës ndaj Francës, ylli i PSG-së postoi në Instagram 10 foto të festimeve në Katar.

 

Gjatë kohës që kur e ngarkoi atë, postimi i Messit ka grumbulluar mbi 56 milionë pëlqime, dhe sulmuesin gjithashtu ka kaluar shifrwn e 402 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Messi e shoqëroi postimin me një mbishkrim ku shkruhej: “Kampionwt e Botws. E kam ëndërruar aq shumë, e kam dashur aq shumë sa nuk mund ta besoj ende”.

Ai e kaloi postimin e Ronaldos nga muaji i kaluar – një reklamë për Louis Vuitton përpara Kupës së Botës në të cilën ylli portugez dhe Messi u panë duke luajtur shah që kishte grumbulluar 41.9 milionë pëlqime.

Muajin e kaluar ai u bë personi i parë që arriti 500 milionë ndjekës në faqen e mediave sociale.

Top 10-shen e plotësojnë Kylie Jenner, Selena Gomez, Dwayne Johnson, Ariana Grande, Kim Kardashian, Beyonce, Khloe Kardashian dhe Justin Bieber.

Fotoja përfundoi duke marrë 56.1 milionë pëlqime, me synimin për të tejkaluar postimin më të pëlqyer në Instagram, një foto e vajzës së Kylie Jenner që kishte 18.6 milionë pëlqime.

Messi pati një impakt të madh në finalen e Katarit, pasi shënoi dy herë, ndërsa e vulosi me penallti.

Ishte një finale përrallash të Kupës së Botës për yllin 35-vjeçar të Paris Saint-Germain, i cili fitoi një medalje që mungonte në koleksionin e tij.

Kategoritë
LajmeSport