Messi u befasua nga nëna e tij e cila doli në fushë, skenat bënë me shpejtësi xhiron e botës (Video)

Pas festës së merituar për fitimin e titullit kampion bote, Lionel Messi është surprizuar nga nëna e tij e cila ka dalë në fushën e stadiumit Lusail.

Messi udhëhoqi Argjentinën e tij drejt kurorës botërore mbi Francën në finale, dhe më pas pasoi një festë e merituar.

Fillimisht Messi ka festuar së bashku me bashkëlojtarët dhe ka pasur shumë lot. Kur emocionet u qetësuan, Leo u përball me një surprizë të madhe.

Nëna e tij, të cilën ai nuk e priste të dilte në fushë, vrapoi në krahët e tij dhe skenat që pasuan bënë me shpejtësi xhiron e botës.
Celia Maria Cuccittini nuk mundi të përmbahej në krahët e djalit të saj, ndaj derdhi  lot.

Pas kësaj, djemtë e Lionelit, Thiago dhe Mateo, iu bashkuan familjes Messi në fushë.

Kategoritë
Sport