Messi zbulon dy personat që patën ndikimin më të madh në karrierën e tij te Barcelona

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka treguar dy njerëzit që patën ndikimin më të madh në karrierën e tij, sa ishte futbollistë i Barcelonës.

Messi kaloi mbi dy dekada te Barcelona, para largimit të tij te Paris Saint-Germain në vitin 2021.

Megjithatë, argjentinasi është kthyer tani për të treguar njerëzit që ndikuan më shumë në karrierën e tij në Camp Nou.

“Ka dy njerëz në Barcelonë që kanë bërë një ndikim të madh tek unë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën Mundo Deportivo.

“I pari ishte Pep Guardiola, sepse arritëm gjëra të jashtëzakonshme së bashku – dhe Ronaldinho, për mënyrën se si më ndihmoi mua”, përfundoi argjentinasi.

Messi fitoi çdo trofe për të cilin luajti nën urdhrat e Guardiolas dhe shënoi 92 gola në një vit kalendarik duke u vendosur si futbollisti më i madh i gjeneratës së tij.

Por, ishte Ronaldinho ai që ndihmoi në hapjen e rrugës për një Messi të ri për të hyrë në ekipin e të rriturve. Braziliani madje dha asistimin për golin e parë të Messit për Barça.

Kategoritë
LajmeSport