Mësuesve nuk ua rritën rrogat, ​Nagavci thotë se buxheti për arsimin në vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se buxheti për arsimin në vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro, apo 9.7 për qind më i lartë se i këtij viti.

Në raportimin në Komisionin për Arsim të martën, pjesë e së cilës nuk ishin deputetë të PDK-së dhe të LDK-së, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në qeveri. Nga ana tjetër, ajo tha se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura ka qenë e ulët në javët e para, porse siç tha ajo, ka shenja të përmirësimit për javët në vazhdim.

Gjatë raportimit, ministrja Nagacvci u përfshi në debat me deputetët edhe sa i përket verifikimi të titujve akademikë të profesorëve në arsimin e lartë dhe plagjiaturën.

Kategoritë
LajmeVendi