Mesut Ozil do të pensionohet te Fenerbahce

Mesfushori turk, Mesut Ozil ka vendosur që të pensionohet te Fenerbahce.

Pas një karrierë të pasur në futbollin evropian, ku u aktivizua me skuadra si Werder Bremen, Real Madrid e Arsenal, Ozil u kthye në Turqi për të luajtur me klubin e zemrës, Fenerbahcen.

ë fundmi, lojtari ka bërë të ditur se do t’i jap fund karrierës së tij në klubin e fëmijërisë.

“Kam arritur qëllimin e karrierës sime duke nënshkruar kontratë prej tri vite e gjysmë me Fenerbahcen, dashurinë e fëmijërisë sime, edhe pse nuk u pagova për gjashtë muajt e parë”, ka thënë Ozil, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk do ta mbylli karrierën time në ndonjë klub tjetër pos Fenerbahces. Ky vendim është i qartë dhe final”, ka thënë tutje lojtari.

Ozil ka humbur disa ndeshje sezonin e kaluar, por arriti të kontribuonte me tetë gola në 22 ndeshje në Superligën turke. 

Kategoritë
LajmeSport