Metsola: Moment krenarie për PE’në, më në fund i dhamë dritën jeshile vizave për Kosovën

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, pas nënshkrimit të dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën, tha se ky është një moment krenarie që më në fund iu dha drita e gjelbër kosovarëve për të udhëtuar lirshëm në BE.

“E nënshkruar, e vulosur, e dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Europian pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me europianët”, ka shkuar Metsola, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit.Sot në Strasburg është nënshkruar zyrtarisht ligji për liberalizimin e vizave të Kosovës. Në këtë ceremoni ishte edhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall. Po ashtu, të ftuar ishin edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.

Kategoritë
BotaLajmeVendi