Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka thënë se në mbledhjen në mes të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të merren vendime të rëndësishme për të dy vendet
Ai përmendi tri marrëveshje që sipas tij pritet të merren në këtë mbledhje.
Postimi i plotë:
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me mbledhje historike në Prishtinë!
Nga kjo mbledhje do të dalin këto vendime tejet të rëndësishme për të gjithë ne:
🔵Protokolli për Pikat e Përbashkëta kufitare në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, apo sistemin one-stop shop, gjë që do ta mundësojë qarkullimin e pandërprerë të qytetarëve vetëm përmes një pike kufitare, pa tollovi dhe që do të çojë drejt zhvillimit ekonomik.
🔵Marrëveshja në fushën e energjetikës për shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike në rajon.
🔵Marrëveshja në fushën e arsimit që ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional, arsimit për të rritur, këmbimin e përvojave dhe gjithë këto procese do të realizohen përmes kontakteve të drejtpërdrejta të institucioneve të arsimit dhe jo vetëm.
Ky është vetëm fillimi, hapat e këtillë historik do t’i vazhdojmë me plot bindje!