Kryeministri grek Qirjako Miçotaqis tha se duhet të takohet dhe të bisedojë sërish me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Në një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, ai bëri vlerësime për marrëdhëniet me Turqinë dhe çështje të tjera të politikës së jashtme.
Miçotaqis deklaroi se gjatë kryeministrisë së tij ishte dëshmitar i shumë luhatjeve në marrëdhëniet turko-greke dhe për takimin e tij me Presidentin Erdogan në Stamboll në mars, tha: “Takimi im me Erdogan shkoi në një atmosferë vërtet të mirë. Siç ramë dakord, prisja që të linim mënjanë tensionin dhe të fokusoheshim në agjendën pozitive mes dy vendeve.”
Miçotaqis tha se mezi pret vendosjen e marrëdhënieve të përhershme, të mira dhe miqësore fqinjësore me Turqinë dhe popullin turk.
“Ne nuk mund të kemi problem me Turqinë dhe popullin turk”, tha ai.
Duke theksuar se ka një tension të madh mes Turqisë dhe Greqisë, jo në terren, por në diskutim, Miçotaqis, për mundësinë e një takimi sërish me Erdoganin, tha: “Natyrisht që do të takohemi. Duhet të takohemi dhe të flasim.”