Mijëra muslimanë falën namazin e taravisë në Times Square – New York

Hafizi i njohur globalisht Fatih Seferagić, me origjinë nga Cazin, me banim në SHBA, e drejtoi namazin e teravisë në Times Square, në qendër të Nju Jorkut.

Para taravive, në rrugën më të frekuentuar të Nju Jorkut, fillimisht u shtrua një iftar, i cili shënoi përfundimin e agjërimit për mijëra besimtarë që morën pjesë në këtë ngjarje, pas së cilës u ofrua teravia.

“Mbrëmë falja e Teravihut u mbajt në zemër të Nju Jorkut në Times Square, në Manhattan. Ky është qyteti që nuk fle kurrë”, ka shkruar Hafiz Farih Seferagić.

Pas iftarit u fal namazi i akshamit, ndërsa aktivitetet vazhduan me ligjërata fetare dhe këndim të Kuranit.

“Ngjarja ishte një shfaqje e mrekullueshme e diversitetit dhe unitetit të Nju Jorkut. Ajo ndihmoi në promovimin e një imazhi pozitiv të muslimanëve dhe Islamit në komunitetin e gjerë.

Nëpërmjet ngjarjeve të tilla, ne mund të thyejmë barrierat dhe të inkurajojmë mirëkuptim dhe tolerancë më të madhe mes njerëzve të besimeve dhe origjinave të ndryshme”, shtoi Seferagić.
Hafiz Seferagić ka lindur më 1 mars 1995 në një familje refugjatësh në Gjermani, nga ku bashkë me prindërit u shpërngulën në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si katër vjeçar, ku jeton edhe sot.

Kategoritë
BotaLajme