Mijëra vdiqën, por kaq shumë foshnje lindën në Turqinë jugore pas tërmetit

Gati 6.500 foshnja kanë lindur në Turqinë jugore pas dy tërmete që tronditën rajonin në fillim të këtij muaji, tha sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Gjithsej 6.447 foshnja kanë lindur në rajonin e prekur nga tërmetet që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është shpresë”, tha Koca në Qendrën Koordinuese të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) në Hatay.

Ai u ka uruar foshnjave jetë të bukur dhe të gjatë. Koca tha se “shërbimet e nevojshme shëndetësore u ofrohen foshnjave dhe nënave të tyre pa ndërprerje”.

“Mbi 51.150 pacientë dhe të plagosur u transferuan nga zona e tërmetit në spitalet e qyteteve të tjera”, tha Koca.

Ai tha se në zonën e fatkeqësisë janë ngritur gjithsej 114 njësi emergjente dhe 25 spitale të lëvizshme.

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqinë jugore është rritur në 40.642.

Kategoritë
BotaLajme