Milan – Giroud, pritet takimi për vazhdimin e bashkëpunimit

Milani do të takohet me përfaqësuesit e Olivier Giroud për të diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit.

Sulmuesit francez do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, por palët janë të interesuara për ta vazhduar atë edhe për së paku një vit.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, “Rossoneri” do të takohen me menaxherët e përfaqësuesit francez në ditët apo javët në vazhdim,

Giroud thuhej se kërkohej nga Evertoni në afatin kalimtar të janarit, por që Milani e konsideroi lojtarin si të paprekshëm dhe të pashitshëm

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat ka qenë gjithmonë lojtar i rëndësishëm i Kuqezinjve, të cilëve ua siguroi edhe fitoren të premten ndaj Torinos me golin që e shënoi me kokë.

Ai do të mundohet ta udhëheqë sulmin e Milanit edhe në mesjavë në Ligën e Kampionëve, në duel me Tottenhamin, të cilin e njeh mjaft mirë nga e kaluar ae tij londineze.

Kategoritë
LajmeSport