Milani mund të mos jetë në gjendje të transferojë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford për shkak të një rregulli pak të njohur, sipas raportimeve.
Sulmuesi 27-vjeçar duket se po largohet nga United, pasinuk është në planet e Ruben Amorimit.
Reprezentuesi anglez fillimisht u la jashtë skuadrës prej 20 lojtarësh të United për fitoren 2-1 të Manchester Cityt në derbin më 15 dhjetor.
Më pas ai u hoq nga tri lista të tjera për ndeshjet kundër Tottenham, Bournemouth dhe Wolves përpara se të emërohej në stol për humbjen 2-0 kundër Newcastle më 30 dhjetor.
Sigurisht, vetëm disa ditë pasi ai u la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Cityt, ai foli me gazetarin Henry Winter dhe shpjegoi se ishte “gati për një sfidë të re”.
Ndërsa Kyle Walker po e kompleton kalimin në San Siro, kjo mund të pengojë shanset e Rashfordit për t’u transferuar në Milano, pasi Mirror raporton se ai është takuar me shtatë herë kampionët evropianë.