Milanoviq: Ne bashkë me Evropën e aneksuam Kosovën nga Serbia

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka folur së fundi në lidhje me luftën në Ukrainë, por njashtu edhe për marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë, ku nuk ka la pa përmendur dhe Kosovën.

Presidenti kroat tha se ukrainasit i urrejnë rusët, ndërsa kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët.

“Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patalogjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët”,tha Milanoviq.

Tutje ai pyeti se deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj?

“Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti,” tha ai, raportojnë mediat kroate.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni