Miliona eurot që policia gjeti në shtëpitë e zyrtarëve europianë të korruptuar nga Katari

Media belge “Le Soir” ka publikuar foton e parave që policia ka gjetur në shtëpinë e eurodeputetes greke Eva Kaili dhe dhe ish-deputetit italian Antonio Panzeri, nga çështja “QatarGate”.

Sipas medias, shuma e sekuestruar nga autoritetet belge i kalon 1.5 milionë euro.

Le Soir bën me dije se bëhet fjalë për 600 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e ish-deputetit italiane, por edhe për paratë e gjetura në posedim të babait të Eva Kailit dhe në shtëpinë e partnerit të saj, Francesco Giorgi.

Kategoritë
BotaLajme