“Miliona gjermanë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë”

Presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjerman, Lukas Siebenkotten, tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë familjet me të ardhura më të ulëta

Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjerman, Lukas Siebenkotten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për të përditshmen gjermane Der Tagesspiegel, Siebenkotten tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

“Ne këtu po flasim për miliona njerëz” tha ai, duke shtuar se vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës.

“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor, dhe kjo tashmë sjell rreth 1 mijë euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme