Gazetarja argjentinase Sofia Martinez po raportonte drejtpërdrejt nga Kupa e Botës në Katar kur një milioner nga Katari iu afrua dhe e ftoi në Lamborghini-n e tij luksoze.
Korrespondenti i ESPN dhe programi radio Perros de Calle u befasua nga veprimi i pasanikut të Katarit gjatë raportimit.
NO ENTIENDO NADA, SOFIA ACABA DE LLEVARSE UN CELULAR SELLADO EN QATAR. ES ASI DE RANDOM?!?!@SofiMMartinez QUIERO EXPLICACIONES pic.twitter.com/MxwLLfWyw0
— Perros de la Calle (@perroscalleok) December 1, 2022
Gjegjësisht, në Lamborghini, në sediljen e makinës ishte një kuti e zezë me një version të vogël të trofeut të Kupës së Botës me një hark.
Gazetarja e habitur e pyeti: “A është për mua?” dhe pasaniku iu përgjigj: “Po, është e jotja”.
Më pas ajo hapi kutinë dhe pa një celular me vlerë të paktën 1000 euro. Gazetarja e pranoi dhuratën, por shumë e paralajmëruan se nuk duhej ta bënte pasi fshihet një qëllim i milionerit për gjithçka.